Art&Argëtim

VIDEO / Përgatitjet e para, si do të “çmontohet” dera e blinduar e PD-së

7 Janar 2022, 12:47 Nga DOSJA
VIDEO / Përgatitjet e para, si do të “çmontohet”

TIRANË – Kur na ndan vetëm një ditë nga protesta e paralajmëruar e ish-Kryeministrit Berisha në selinë e PD, aktivisti i shoqërisë civile, Zirkon Disha, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video humoristike në të cilën tregon mënyrën se si, sipas tij, po përgatiten demokratët pro-Berisha për të çmontuar derën e blinduar të selisë së Partisë Demokratike.

Në duar Disha shihet teksa mban një trapan te vogël dhe një gur fleksibël, ndërsa përbri videos satirike shkruan: “Kur zgjohesh dhe sheh blindimin e “Partisë Demokratike” sot prova, neser…”

Ditët e fundit i gjithë rrjeti ka ‘zier’ nga memet dhe reagimet e ndryshme pas punimeve që po bëhen në ambientet e brendshme të selisë së Partisë Demokratike, ku të gjitha dyert janë përforcuar nga brenda me strukturë të fortë metalike, si një masë kjo për të përballuar çdo lloj agresioni të mundshëm dhe tentative për të hyrë protestuesit nesër në protestën e thirrur nga Sali Berisha.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

virale virale protesta e 8 janarit selia e pd zirkon disha protesta e 8 janarit selia e pd zirkon disha

Sondazh

Poll