Aktualitet

Plagosja e Vinçens Pirolit, “BMW X5” e braktisur, zbulohet personi që e mori me qira

7 Janar 2022, 15:00 Nga DOSJA
Plagosja e Vinçens Pirolit, “BMW X5” e braktisur, zbulohet

SHKODËR – 23-vjeçari Arjon Beqiri është personi i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës në lidhje me plagosjen e Vinçens Pirolit mbrëmjen e 3 janarit në lagjen “Bahaçallëk” të Shkodrës. I riu rezultoi nga kërkimet e të dhënave se ka marrë me qira një automjet “BMW X5”, e cila u gjet e braktisur në lagjen “Hodo Beg Sokoli” ditën e djeshme në Shkodër.

Forcat e rendit dyshojnë se automjeti në fjalë është përdorur në atentatin ndaj 34-vjeçarit Piroli. Ndër të tjera, uniformat blu e konsiderojnë Beqirin si autor të dyshuar të plagosjes së Vinçens Pirolit. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 3 janar, Vinçens Piroli dhe kushëriri i tij Marjon Marku u arrestuan dje nga policia me akuzat e moskallëzimit të krimit dhe fshehje të së vërtetës. Piroli u plagos në Shkodër, por njeriu i tij i afërt e dërgoi me makinë në Spitalin e Lezhës. Ky i fundit u largua menjëherë nga spitali.

Policia ende nuk ka një pistë hetimit të atentatit të 3 janarit në Shkodër.

SHIKO DHE KËTË:

Atentati ndaj Pirolit, shpallet në kërkim një prej autorëve, sekuestrohet mjeti

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset vincens piroli plagoset vincens piroli

Sondazh

Poll