Politike

VD-Berisha: Blindat e vendosura në PD do ti dërgohen Bashës në shtëpi

7 Janar 2022, 12:34 Nga DOSJA
VD-Berisha: Blindat e vendosura në PD do ti dërgohen Bashës

TIRANË– Ish-kryeministri Berisha deklaroi ditën e sotme se dyert e mbyllura të godinës së partisë Demokratike do të hapen. Nga ambientet e selisë blu, Berisha paralajmëroi se betoni e blindet do t’i çohen me kamion deri pranë shtëpisë së kryedemokratit Basha.


‘Nuk ka asnjë diskutim që dyert do të hapën dhe selia do tu rikthehet demokratëve. Selia nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratë shqiptarë si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg të Ramës dhe pengut të tij. Cdo blind do ngarkohet në kamion dhe do i dërgohet afër shtëpisë së tij. Këtu nuk ka blind, nuk është ndërtesë e një grupi kriminal apo terrorist. Pyetjes nëse do të ketë përplasje fizike mes demokratëve pas dhe Basha ka deklaruar se do të jetë në seli në atë orë Berisha iu përgjigj: Se ku do të jetë peng Basha me 8 janar është punë e tij, nuk i ndërhyjmë. Ne nuk hyjmë në këtë ndërtese për të dhunuar asnjeri përveçse mercenarëve që u bëj thirrje të dalin nga ndërtesa.‘- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Dita e 3/Selia e PD e kyçur! Grupi i Berishës & Forumi i Gruas: Basha ka vënë drynin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll