Bota

OBSH: Omicron nuk do të jetë varianti i fundit, koronavirusi vazhdon të “evoluojë”

7 Janar 2022, 08:06 Nga DOSJA
OBSH: Omicron nuk do të jetë varianti i fundit, koronavirusi vazhdon

SHBA- Maria Van Kerkhove, drejtuese e ekipit të OBSH-së për luftën kundër COVID-19, e pyetur në lidhje me Omicron-in, ajo tha se nuk do të jetë varianti i fundit. Mediat e huaja raportojnë se Kerkhove theksoi se varianti Omicron nuk u bë më i ashpër falë vaksinimeve në përgjithësi dhe ftoi edhe një herë të gjithë të bëjnë vaksinat e tyre.

“Për fat të keq, Omicron nuk do të jetë varianti i fundit. Virusi vazhdon të ‘evoluojë’”, tha Kerkhove.

Duke u përballur me variantin më të transmetueshëm të Omicron, Van Kerkhove u kërkoi njerëzve të rrisin masat që po merrnin tashmë për t’u mbrojtur kundër virusit. Kerkhove shtoi se ajo ishte e habitur nga mënyra se si disa njerëz mbanin maska ​​​​për fytyrën. Ajo bëri thirrje që njerëzit të vaksinohen dhe shpjegoi se maska duhet të mbulojë hundën dhe gojën, mbajtja e një maske poshtë mjekrës është e padobishme.

Ndërkohë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se numri rekord i njerëzve që kapin variantin e ri, i cili po konkurron me shpejtësi variantin e mëparshëm dominues Delta në shumë vende nënkuptonte se spitalet po mbingarkohen.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota maria van kerkhove. obsh omicron maria van kerkhove. obsh omicron

Sondazh

Poll