Bota

Tragjike/ Banda në Haiti djeg të gjallë dy gazetarë

7 Janar 2022, 07:53 Nga DOSJA
Tragjike/ Banda në Haiti djeg të gjallë dy gazetarë

HAITI- Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Haiti, ku dy gazetarë u dogjën të gjallë nga një bandë. CNN raporton se banda e quajtur ‘Ti Makak’ kreu vrasjet në lagjen Petion-Ville të Port-au-Prince.Burimet bëjnë me dije se një prej gazetarëve, John Wesley Amady u vra teksa mbulonte çështjet e sigurisë në kryeqytetin e vendit. Një gazetar i tretë arriti të arratisej dhe ti shpëtonte sulmit. 

Radio Ecoute FM ku p;unonin gazetarët ka pezulluar funksionimin deri në njoftimin e dytë “në shenjë solidariteti me familjen e viktimës”. Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes por deri tani motivi dhe detajet e sulmit mbeten të paqarta.

Haiti është një nga shtetet më të varfra të Amerikës qendrore dhe mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të dhunës së bandave. Në korrik të vitit të kaluar, presidenti i Haitit Jovenel Moise u vra gjatë një sulmi në rezidencën e tij private, duke që të thelloheshin në shumë trazirat nga dhuna, kriza në rritje humanitare e Haitit dhe pandemia Covid-19 .

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gazetare haiti vriten dy gazetare gazetare haiti vriten dy gazetare

Sondazh

Poll