Aktualitet

Mijëra infektime, asnjë Omicron. Si e detekton MSH ‘të frikshmin’ (Mungojnë shifra)

6 Janar 2022, 19:49 Nga DOSJA
Mijëra infektime, asnjë Omicron. Si e detekton MSH ‘të

TIRANË– 23 dhjetori shënoi zyrtarisht futjen e variantit “Omicron”, me deklarimin e dy rasteve të para nga Komiteti Teknik i Ekspertëve por aktualisht nuk dimë se sa të infektuar janë aktivë me këtë variant të koronavirusit. Ministra e Shëndetësisë çdo pasdite raporton për numrin e të infektuarve në 24 orët e fundit e viktimat e shënuara.

Por, përveç dyshimeve për mostestimin e qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë nuk e bën të qartë se si po e detekton këtë variant që po pushton çdo shtet të botës në mënyrë të frikshme.

Rastet janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Konkretisht më datë 4 janar u raportuan 801 raste të reja nga  5 mijë e 166 testime të kryera brenda 24 orëve. Numri erdhi duke u rritur nëdytët e radhës. Më datë pesë kishim 1 mijë e 236 qytetarë të infektuar nga 5 mijë e 694 testime, ndërsa sot u shënuan 1 mijë e 648 raste të reja nga 7 mijë e 812 testime.

Por sa nga këta janë Omicron? Nuk dihet. Asnjë nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk ka dalë të sqaroje qytetarët mbi diferencën ndërmjet këtij variant që raportohet të jenë shumë herë më ngjitës e Covid-it të zakonshëm.

A është më i rrezikshëm ky variant? A është më infektues por jo më vdekjeprurës? Sa të infektuar me Omicron ka Shqipëria. Ministria e Shëndetësisë duhet të japë përgjigje.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi omicron ne shqiperi varianti omicron ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi omicron ne shqiperi varianti omicron ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll