Art&Argëtim

VD- E ngatërruan me një tjetër këngëtar, reperi nuk përmbahet rreh dy djemtë

6 Janar 2022, 11:09 Nga DOSJA
VD- E ngatërruan me një tjetër këngëtar, reperi nuk

SHBA– Reperi Jason Derulo është përfshirë në një sherr me fizik në Las Vegas me dy burra që raportohet ta kenë ofenduar dhe e kanë thirrur si “Usher”, artisti tjetër i njohur. TMZ ka siguruar një video ku këngëtari pasi ofendohet nga dy burrat, i hidhet sipër. Një grusht i tij mjaftoi që ta rrëzonte përtokë të riun, ndërsa burri që ishte pranë Derulo, u sul drejt dy djemve por mori një shuplakë nga këngëtari.

Dy të lënduarit nuk duan të ngrenë akuza, por ekziston mundësia që incidenti të mos kalojë pa një masë ndëshkimore. Gjithsesi, kanë një vit kohë në dispozicion nëse duan të ngrenë padi. 

 

U tha se lëndimet apo plagët nuk kërkonin ndonjë vizitë në spital, edhe pse 2 djemtë dukej se derdhën pak gjak në fytyrë. “TMZ bëri me dije se ka kontaktuar me një përfaqësues për Jason, por deri më tani, nuk ka asnjë koment për ngjarjen

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz jason derulo jason derulo

Sondazh

Poll