Art&Argëtim

Varianti omicron/ Shtyhet ceremonia e muzkës ‘Grammy Awards 2022’

6 Janar 2022, 09:22 Nga DOSJA
Varianti omicron/ Shtyhet ceremonia e muzkës ‘Grammy Awards

SHBA- Nata e madhe e ‘Grammy Awards 2022’ do të shtyhet për shkak të variantit të ri omicron. BBC raporton se ceremonia muzikore do të mbahej këtë muaj, por organizatorët e shfaqjes së 64-të vjetore të Grammy Awards deklaruan se ceremonia është shtyrë për shkak të koronavirusit. Eventi ishte planifikuar për tu zhvilluar në datën 31 janar në qytetin e Los Anxhelosit.

Organizatorët deklaruan se së shpejti do të komunikojnë datën e re që do të organizohet spektakli. Ata theksuan gjatë deklaratës së tyre se shëndeti dhe siguria e komunitetit të muzikës, publikut dhe punonjësve mbetet prioriteti i tyre kryesor.  Ky vendim vjen pasi festivali i filmit ‘Sundance’ anuloi të gjitha ngjarjet në Utah duke përmendur përhapjen e shpejtë të Omicron.

Ndërkohë tastieristi i xhazit Jon Batiste ka më shumë nominime ndërsa këngëtarët Olivia Rodrigo, Lil Nas X, Billie Eilish, Justin Bieber dhe Doja Cat janë në garë për çmimet kryesore.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ‘grammy awards" omicron ‘grammy awards" omicron

Sondazh

Poll