Politike

VD-Rama: Iku koha e ‘Mickey Mouse’ të shtrembëruar, të stimulojmë artin urban kudo

6 Janar 2022, 12:25 Nga DOSJA
VD-Rama: Iku koha e ‘Mickey Mouse’ të shtrembëruar,

TIRANË – Në mbyllje të fjalës së tij pas inaugurimit të Pediatrisë së Re në QSUT, Rama nuk ka ngurruar të ironizojë ambientet e mëparshme dhe vizatimet në brendësi të tyre me disa nga figurat kryesore të kartonëve për fëmijë, të cilat sipas Ramës ishin të shtrembëruara dhe aspak të duhurat për ambientet në të cilat ishin vizatuar.


Ai vijoi më tej duke thënë se koha e këtyre vizatimeve të shtrembëruara i ka ardhur fundi, ndërsa shtoi se një program i ri i qeverisë së tij është stimulimi i artit urban, jo vetëm në ambiente të tilla për fëmijët, por edhe në hapësirat publike dhe institucione.

“Një program i ri i qeverisë është që të stimulojmë më shumë praninë e artit urban, artit dekorativ në hapësirën pulbike dhe të institucuioneve. Edhe QSUT do të ndryshojë në këtë aspekt, sepse ka hapësira të mjaftueshme për të bërë këtë gjë. Të sjell halli vërtet, por kjo të lehtësojë deri diku këto halle.”, u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: Pediatria e re/Rama: QSUT, kompleksi më modern i rajonit, do rrisim rrogat e mjekëve

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama inaugurohet pediatria e re pediatria ne qsut rama te pediatria edi rama inaugurohet pediatria e re pediatria ne qsut rama te pediatria

Sondazh

Poll