Politike

Berisha: Basha përzuri me dhunë nga zyra RD-në, ndërkombëtarët të reagojnë

6 Janar 2022, 12:42 Nga DOSJA
Berisha: Basha përzuri me dhunë nga zyra RD-në,

TIRANË – Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin, Lulzim Basha se ka përzënë nga zyrat Gazetën Rilindja Demokratike. Në një status në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky akt, të cilin e cilëson të shëmtuar dhe antidemokratik ka ardhur si rezultat i qëndrimeve të kësaj gazete pro tij, ndërsa shton më tej RD nuk ishte gazetë e Sali Berishës as dhe e Lulzim Bravës, por ishte besnike e misionit të saj zëdhënëse e fjalës se lirë.

Postimi i plotë i Berishës:

“Perzenia e Rilindjes Demokratike nga zyrat akt urrejtje i Lul Braves ndaj fjales se lire! Te dashur miq, dje ne 31 vjetorin e Rilindjes Demokratike, Peng Basha me urdher te pengmarresit te tij Edvin Rama, ne nje akt intolerance dhe urrejtje per fjalen e lire perzuri me dhune nga zyrat e veta ne Seline e Partise Demokratike gazeten Rilindja Demokratike, gazetaret e saj. Ky akt i shemtuar antidemokratik erdhi si rezultat i qendrimve dinjitoze dhe ne mbrojtje te lirise se shprehjes te Rilindjes Demokratike. Gazetaret dhe kryeredakrori i saj, Bledi Kasmi ne kulmin e krizes qe kaloi Partia Demokratike deshmuan para demokrateve dhe mbare shqiptareve se Rilindja Demokratike nuk ishte gazete e Sali Berishes dhe as e Lulzim Braves, por kishte mbetur besnike e misionit te saj te madh per te cilin lindi: Zedhenese e fjales se lire, e te vertetes, anti-censures, mendimit te pavarur intelektual, transparences se guximshme te krimeve te narkoshtetit, interesit kombetar. Deputeti, Lulzim Basha me debimin e gazetareve te gazetes Rilindja Demokratike kreu ndaj kesaj gazete nje akt te pashembullt te cilin nuk e ndermoren ne lindjen e saj diktatori, Ramiz Alia as dhe rebelet komunist qe erdhen ne pushtet me flake dhe tym ne vitin 1997. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete dhunim te pashembullt te fjales se lire, gazetareve dhe gazetes Rilindja Demokratike ne 31 vjetorin e tyre, ju bej thirrje shoqatave te gazetareve te vendit dhe te huaja si dhe institucioneve nderkombetare, zyrave te OKB, OSBE, KE, PE, qe merren me lirine e mediave, te denojne kete akt te pashembult banditesk ndaj mediave te deputetit peng te qeverise, Lulzim Brava. Sb”

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazeta rilindja demokratike rilindja demokratike gazeta rilindja demokratike rilindja demokratike

Sondazh

Poll