Politike

Dalin pamjet filmike, si votuan ‘anonimët’ për shkarkimin e Bashës në Njësinë nr.8

6 Janar 2022, 11:20 Nga DOSJA
Dalin pamjet filmike, si votuan ‘anonimët’ për shkarkimin

TIRANË – Dalin pamjet filmike nga Njësia nr.8 në Tiranë, në një prej ambienteve ku u votua në 18 dhjetor për shkarkimin e Bashës në referendumin e Berishës. Abcnews.al ka siguruar kamerat e sigurisë së një biznesi pranë ambientit të votimit të ngritur në njësinë nr.8, nga këqyrja e të cilave rezulton se në ambientin e përcaktuar për votim kanë hyrë 196 persona, prej të cilëve rreth 117 janë identifikuar si anëtarë, ndërsa pjesa tjetër janë jo aktivë ose që nuk i përkasin fare kësaj dege. Dega në fjalë numëron rreth 1 300 anëtarë.

Ky ishte vetëm një rast, ku persona që nuk kanë lidhje me PD-në kanë marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Berisha për të shkarkuar kryetarin Basha, ku cënohet rëndë besueshmëria e rezultatit të dalë nga kutia e votimit. Një gjë e tillë shton dyshimet për numrin real të pjesëmarrësve në këto votime ku pretendohet se është miratuar masivisht shkarkimi i Bashës nga drejtimi i partisë.


18 dhejtorin e kaluar, teksa Lulzim Basha po zhvillonte Kuvendin Kombëtar të PD, në të cilin u dhanë mesazhe të forta për shkëputjen e Partisë Demokratike nga Berisha, ky i fundit po zhvillonte “Referendumin për shkarkimin e Bashës”. Sipas organizatorëve, në referendumin  e organizuar në të gjitha degët e partive, morën pjesë 44 mijë demokratë. Kjo është një shifër, të cilën nuk e njeh as vetë Partia Demokratike dhe nuk u konfirmua dot nga burime të pavarura.

Berisha e shpalli gjatë mbrëmjes së 18 dhjetorit rezultatin e këtij referendumi nga shkallët e PD-së, duke vendosur theskin në mënyrë të posaçme në një nga degët e Tiranës, njësinë nr. 8, që njihet si njësia e Lulzim Bashës. Sipas Berishës në këtë njësi kishin votuar 760 demokratë për shkarkimin e kryetarit të PD, duke e konsideruar një humbje të thellë të Bashës.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike partia demokratike referendumi i berishes shkarkimi i bashes partia demokratike referendumi i berishes shkarkimi i bashes

Sondazh

Poll