Politike

VD-E PAPRITUR! Pas grupit të Berishës, paraqiten në selinë e PD anëtarët e FRPD-së

6 Janar 2022, 11:02 Nga DOSJA
VD-E PAPRITUR! Pas grupit të Berishës, paraqiten në selinë e

TIRANË– Të rinjtë e FPRD kërkuan që të futeshin brenda selisë së Partisë Demokratike me pretendimin se kishin për të zhvilluar një mbledhje në lidhje me protestën e thirrur për ditën e shtunë. Njësoj si grupi i Berishës, dhe të rinjtë u përballën me dyert e mbyllura.

Ata deklaruar se Basha po i mbyll dyert të rinjve edhe pse ata nuk përbëjnë asnjë rrezik.


“Jemi një grup të rinjsh të FRPD. Jemi thirrur për të bërë një mbledhje në lidhje me protestën e të shtunës. Janë mbyllur të gjitha dyert dhe nuk kemi hyrë dot në seli. Kjo seli nuk është pronë e askujt. T’i mbyllësh derën të rinjve është shumë e turpshme. Nuk mendoj se ka nevojë të njoftohet administrata. Ne kemi hyrjen tonë. Nëse këto dyer mbyllen për të mbrojtur këtë seli nuk besoj se ne përbëjmë rrezik. Është një mbyllur dyersh për çdo mendim ndryshe. Do jemi pjesë e protestës”, tha njëra prej tyre.

LAJMI KRYESOR:Grupi i Berishës gjen SËRISH kyçur selinë e PD-së! Bumçi: Do çlirohet me 8 janar

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll