Politike

Ndyshimet në selinë e PD-së, mbulohet kati i 2 me logo

6 Janar 2022, 09:46 Nga DOSJA
Ndyshimet në selinë e PD-së, mbulohet kati i 2 me logo

TIRANË– Dy banera të mëdhenj janë vendosur në godinën e selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. ‘Partia Demokratike dhe Zgjedhim të ardhmen’ janë shkrimet e vendosura në godinën e PD-së.

Panorama ka ndarë pamje që vijnë nga selia blu, aty ku po bëhet vendosja e logove.

Ditën e djeshme u bë e ditur se ndryshme janë bërë dhe në ambientet e brendshme të selisë. U raportua se janë hequr fotot e ish-kryeministrit Sali Berisha nga korridoret e selisë. Mbylljen e dyerve të PD-së, sekretari i përgjithshëm i partisë, Gazment Bardhi e justifikoi me nisjen e punimeve duke mos dhënë një datë se kur do të përfundojnë.

Partia Demokratike është në një moment kritik pas skadimit të “ultimatumit” që Berisha dhe mbështetësit e tij i dhanë Bashes dhe drejtuesve të tjerë, të largohen nga zyrat. Perpara skadimit të afatit, selia e PD u blindua, ndërsa Berisha njoftoi protestë kombëtare në 8 janar.

 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll