Politike

Lajme të mira për Shqipërinë/Kryeministri bullgar premton heqjen e vetos për Shkupin

6 Janar 2022, 10:08 Nga DOSJA
Lajme të mira për Shqipërinë/Kryeministri bullgar premton

BULLGARI – Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov premtoi se do t’i japë fund ngërçit diplomatik rreth negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e cila mban peng edhe Shqipërinë.

Petkov, i cili vitin e kaluar u zgjodh për të luftuar korrupsionin, thotë se ai dëshiron ta zhvendosë debatin nga mosmarrëveshjet historike për t’u fokusuar në infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik.

“Duhet t’i vendosim të gjitha diskutimet për të gjitha situatat ëin-ëin mes dy vendeve. Nëse të dyja palët fillojnë të flasin për anët e mira, gatishmëria për të arritur një marrëveshje për çështje të rëndësishme do të jetë më e lehtë,” tha Kryeministri Petkov.

Bullgaria i ka bllokuar bisedimet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim drejt bllokut 27 anëtarësh për shkak të pohimeve historike dhe gjuhësore, njëkohësisht duke pohuar se shkelen të drejtat e qytetarëve bullgarë në vend.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike rajoni integrimi i shqiperise kirill petkov vetoja e bullgarise integrimi i shqiperise kirill petkov vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll