Politike

Heqja e logove të FRPD-së, Këlliçi: Marrëzia merr fund të shtunën në orën 12:00

5 Janar 2022, 21:54 Nga DOSJA
Heqja e logove të FRPD-së, Këlliçi: Marrëzia merr

TIRANË – Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi reagoi pas publikimit të pamjeve të heqjes së logove të FRPD-së nga dritaret e godinës së PD-së nga një person me kapuç. Në Facebook, anëtari i Komisioni i Rithemelimit shkruan se FRPD do të mbetet gjithmonë zemra dhe motorri i Partisë Demokratike. Ai premtoi në 8 janar do të marrë fund marrëzia e kryetarit demokrat Lulzim Basha, ku do të ketë protestë nga demokratët.

POSTIMI I BELIND KËLLIÇIT:

Në 8 janar merr fund kjo marrëzi! Shihemi të gjithë aty, tek shtëpia jonë, tek selia e PD, të shtunën ora 12:00.


Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha urdhëroi që funksionarët e tjerë demokratë të hyjnë në derën e pasme të godinës së partisë. Ndërkohë, që sot skadoi ultimatumi i Komisionit të Rithemelimit që Basha të lërë zyrën e kryetarit duke pranuar rezultatin e referendumit të 18 dhjetorit, ku 43.385 anëtarë të PD-së miratuan shkarkimin e tij.

SHIKO DHE KËTË:

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi perplasje ne partine demokratike belind kelliçi perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll