Aktualitet

ULTIMATUMI! Grupi i Berishës niset drejt selisë së Partisë Demokratike

5 Janar 2022, 11:01 Nga DOSJA
ULTIMATUMI! Grupi i Berishës niset drejt selisë së Partisë

TIRANË– Grupi i deputetëve nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë njoftuar se mesditën e sotme do të shkojnë në selinë blu. Mësohet se grupi i përbërë nga disa deputetë do të japin një deklaratë për mediat.

Dera kryesore e selisë blu është e mbyllur pasi godina është në rikonstruksion. Nuk dihet nëse deputetët e grupit të Berishës do të futen brenda në seli apo do ta japin deklaratën te shkallët.

Si dhe nuk dihet nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm për të dhënë deklaratën për mediat. Dita e sotme është fundi i ultimatumit që Sali Berisha i vendosi Lulzim Bashës për t’u larguar nga selia.

LAJMI KRYESOR:Ultimatumi i Berishës! Sot ‘skadon’ afati i Bashës, ç’do ndodhë në PD?

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll