Art&Argëtim

U përfol për puthjen në buzë me të atin, flet vajza Ilir Shaqirit: S’ka gjë të keqe

5 Janar 2022, 07:03 Nga DOSJA
U përfol për puthjen në buzë me të atin, flet vajza

TIRANË – Pasi ra pre e sulmeve dhe e kritikave në mediat e ndryshme online për puthjen me të atin, vajza e Ilir Shaqirit, ka reaguar duke thënë se në këtë mes nuk ka asgjë të keqe dhe se ka 1 milion gjëra të tjera ku mund të shikosh gabime tek njerëzit.

Duke folur në një lidhje Skype me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel vajza e Ilir Shaqirit. Emily komentoi takimin që pati me babanë e saj brenda shtëpisë së famshme si dhe raportet e tij me banorët e tjerë.

“Katër muaj që nuk shoh babanë, është një raport i fortë dhe nuk shoh asgjë të keqe. Ka një milion gjëra që mund të shikosh gabime, por jo këtu. Është një vajzë që ka 4 muaj që nuk shikon të atin dhe e kundërta”, u shpreh vajza e Ilirit.

Ndërsa e pyetur në lidhje me deklaratën e balerinit për Einxhel, që ka thënë se jashtë mund ta kem shoqe, ajo tha se babai i saj është njeri shumë i matur.

“Babai im nuk mbyllet në idetë e tij. Aty brenda shtëpisë ka situata që të çojnë në disa debate, por që jashtë mund të ketë një raport shoqëror. Është një person elastik”, tha Emily.

Në fund tha se do donte që të kishte takuar edhe Arjolën ditën që takoi edhe babanë.

“Arjolën e shoh si një person shumë të mirë. Pashë telefonatën me fëmijët dhe u emocionova edhe unë. Por e vlerësoj edhe për miqësinë me babin”, përfundoi Emily.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip albania ilir shaqiri big brother vip albania ilir shaqiri

Sondazh

Poll