Aktualitet

VD/ Të plagosurit e ‘Don Boskos’ tek Ushtaraku, familjarët në ankth

4 Janar 2022, 16:49 Nga DOSJA
VD/ Të plagosurit e ‘Don Boskos’ tek Ushtaraku, familjarët

TIRANË – 4 personat e plagosur në “Don Bosko” janë dërguar në Spitalin e Traumës pasi u goditën me kallashnikov. Në hyrje të spitalit kanë mbërritur familjarët dhe njerëzit e afërm të personave të lënduar. Ndërkohë, forca të rendit janë vendosur para hyrjes së Spitalit Ushtarak.

Në orën 16:15 të ditës së sotme u plagosën: Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmon Çrroj 41 vjeç. Vëllai i Blerim Çelës, Erioni, 35-vjeç humbi jetën në vend pas plumbave që mori prej atentatorëve. Mes të plagosurve Azbi Selimaj rezulton të jetë kamarier i lokalit, ku ndodhi atentati.

LAJMI KRYESOR:  Tmerr brenda lokalit në Tiranë/ ‘Plas’ kallashnikovi, një viktimë, katër të plagosur

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben dani azbi selimaj blerim çela erion çela sulm me arme ne don bosko arben dani azbi selimaj blerim çela erion çela sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll