Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina përplas policin e rrugores

4 Janar 2022, 17:35 Nga DOSJA
Aksident në aksin Korçë-Maliq, makina përplas policin e

KORÇË – Një punonjës i policisë rrugore është aksidentuar në aksin Korçë-Maliq. E.Ç. u përplas nga automjeti që drejtohej nga XH.A. I lënduari u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit të Korçës dhe për fatin e mirë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, E.Ç. po kryente detyrën në momentin e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce-maliq aksidentohet polici aksident ne korce-maliq aksidentohet polici

Sondazh

Poll