Bota

Biden publikon planin për të nxitur konkurrencën në industrinë amerikane të mishit

4 Janar 2022, 18:18 Nga DOSJA
Biden publikon planin për të nxitur konkurrencën në

SHBA- Presidenti Joe Biden tha se administrata e tij do të miratojë rregulla të reja dhe një fond prej 1 miliard dollarësh për të mbështetur industrinë e mishit dhe fermerët. Këto masa do të ndërmerren në kuadrin e përpjekjeve për të zgjidhur problemin e mungesës së konkurrencës në këtë sektor të ekonomisë amerikane.

Presidenti Biden zhvilloi një takim virtual me fermerët dhe blegtorët të hënën për të parashtruar iniciativat për të ulur çmimet e ushqimeve, nëpërmjet rritjes së konkurrencës brenda industrisë së mishit.

“Kompanitë e mëdha po arrijnë fitime masive. Ndërsa iu rritet fitimi, edhe çmimet që shikoni në dyqane rriten në mënyrë proporcionale; ndërkohë që bie oferta që iu bëhet fermerëve për produktet e tyre. Kjo është pasqyrë e një tregu të prishur nga mungesa e konkurrencës. E kam thënë më parë dhe po e them sërish: kapitalizmi pa konkurrencë nuk është kapitalizëm. Është shfrytëzim. Këtë po shohim tani në industrinë e mishit dhe pularisë. Fermerët e vegjël dhe blegtorët e pavarur po falimentojnë; ndonjëherë janë biznese që kanë funksionuar me breza të tërë”, tha ai.

Presidenti Biden shtoi se administrata e tij do të sigurohet që prodhuesit e vegjël të mishit kanë mjetet që ju duhen dhe një treg të drejtë. Ai gjithashtu tha se administrata e tij do të luftojë për çmime të drejta për fermerët, blegtorët dhe familjet amerikane. Një analizë e fundit e Shtëpisë së Bardhë konstatoi se katër kompanitë kryesore të prodhimit të mishit – Cargill, Tyson Foods Inc., JBS SA dhe National Beef Packing Co. – kontrollojnë nga 55% deri në 85% të tregut të mishit të derrit, viçit dhe të pulës.

Gjithashtu, Departamenti i Bujqësisë do të propozojë këtë vit rregulla për të forcuar zbatimin e legjislacionit përkatës dhe qartësimin e aplikimit të emërtimit “Produkt i Shteteve të Bashkuara”. Fermerët vendas thonë se kompanitë shumëkombëshe kanë fituar avantazh të padrejtë nëpërmjet rritjes së bagëtisë jashtë vendit dhe sjelljes vetëm në fund në thertoret në Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll