Bota

Vëllai i deputetes shqiptare martohet me një kanadez, reagime të shumta në Kosovë

4 Janar 2022, 14:44 Nga DOSJA
Vëllai i deputetes shqiptare martohet me një kanadez, reagime të

KOSOVË- Vëllai i drejtueses së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari -Lila është martuar pak ditë më parë me partnerin e tij Jonathan Ausman, në Kanada. Mediat vendase shkruajnë se në ceremoninë matresore të çiftit nuk ka marrë pjesë deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila as nuk ka komentuar mungesën e saj.

‘Nuk e di për çfarë e keni fjalën”,- ka thënë ajo, kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.

Më pas Kusari është pyetur nëse Ylberi është vëllai i saj.“Mos bëni kështu pyetjesh, ju lutem”,- është shprehur ajo.

Për martesën e çiftit ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa rreth martesës së vëllait të kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila. Ai i ka dalë në mbrojtje deputetes duke kërkuar mos ngacmohet më pasi për të jeta e një njeriu që nuk është votuar nga qytetarët është private.

‘Jeta private e një qytetari që as nuk është i votuar nga qytetarët, as nuk është i emëruar politik, është çështje tërësisht private e tij/saj. Kaq. Me kaq përfundon “tema” e vëllaut të Mimozës”,- shkruan Mustafa.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll