Bota

Përmbytjet në Indonezi/ Dy fëmijë humbin jetën dhe mjëra persona janë evakuuar

4 Janar 2022, 16:53 Nga DOSJA
Përmbytjet në Indonezi/ Dy fëmijë humbin jetën dhe

INDONEZI- Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe rreth 24,000 njerëz janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve në ishullin indonezian të Sumatrës. Mediat e huaja raportojnë se shirat e rrëmbyeshëm goditën ishullin për disa ditë, duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe të rritet niveli i ujit në zonat e banuara.

Agjencia kombëtare e fatkeqësive tha se përmbytjet u përkeqësuan nga shpyllëzimi për t’i hapur rrugë plantacioneve të mëdha të vajit të palmës në Sumatra. Pemët ofrojnë mbrojtje natyrore kundër përmbytjeve, pasi ato ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën uji rrjedh poshtë kodrave dhe në lumenj.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll