Aktualitet

Mali i Zi e kërkonte për vrasje/ Plagoset në Shkodër Vinçens Piroli, mister dinamika

3 Janar 2022, 18:25 Nga DOSJA
Mali i Zi e kërkonte për vrasje/ Plagoset në Shkodër

SHKODËR– 34-vjeçari Vinçens Piroli ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:00 teksa i riu po ecte në këmbë tek Ura e Bunës. I plagosuri është lënë në spitalin e Lezhës nga kushëriri i tij, i cili më pas është larguar nga oborri i spitalit pa pritur efektivët e Policisë për të dhënë dëshminë e tij.

Ndërkohës Policia e Shkodrës dhe ajo e Lezhës kanë nisur menjëherë nga puna për zbardhjen e ngjarjes, duke sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërkohë që hanë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes. Por i plagosuri nuk është i panjohur për Policinë, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi akuzohej se bashkë me Dorian Lalën kishin vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç.

Ky i fundit u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët. Savo Gjurishiç kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj, 53 vjeç, për të cilën është dënuar në 2018 me 13 vjet e gjysmë burg.

Ndaj për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim ishin futur ilegalisht në Malin e Zi dhe pasi vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij, u kthyen për në Shqipëri përmes pikës kufitare Sukobine-Muriqan. Kthimi i “restos” për vrasjen është një nga pistat për plagosjen e Pirolit, e cila po hetohet nga Policia lidhur me plagosjen e sotme, por nuk përjashtohen as pista të tjera.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U plagos tek Ura e Bunës, me kë foli për herë të fundit në telefon Vincens Piroli

Foto nga kisha e Laçit/ Ky është Vincens Piroli, 34-vjeçari që u plagos në Shkodër

Kushëriri e la tek spitali e iku/ Misteri i plagosjes së Pirolit, i riu s’tregon gjë

Gjaku lahet me gjak!U plagos sot, kush është Piroli, Mali i Zi e kërkonte për vrasje

Plagosja e 34-vjeçarit në Shkodër, Policia jep DETAJE: Rrethant janë të paqarta

Plagosja në Shkodër, ZBULOHET identiteti i 36-vjeçarit, ka 2 EMRA

*lajmi është në përditësim me detajet më të fundit nga vendi i ngjarjes…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset vincens piroli vincens piroli plagoset vincens piroli vincens piroli

Sondazh

Poll