Aktualitet

Gjaku lahet me gjak!U plagos sot, kush është Piroli, Mali i Zi e kërkonte për vrasje

3 Janar 2022, 18:54 Nga DOSJA
Gjaku lahet me gjak!U plagos sot, kush është Piroli, Mali i Zi e

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me plagosjen e sotme të 34-vjeçarit Vinçens Piroli. Pas kërkimeve të Dosja.al, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në tetor të 2021, pasi akuzohej se bashkë me Dorian Lalën kishin vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç. Madje Policia malazeze i kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, kur në fakt ndodheshin matanë kufirit.

Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët.

Savo Gjurishiç kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj, 53 vjeç. Ndaj për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij, e më pas janë kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare Sukobine-Muriqan.

LAJMI KRYESOR: Mali i Zi e kërkonte për vrasje/Plagoset në Shkodër Vinçens Piroli, niset në Tiranës

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll