Aktualitet

Hidhet ‘në erë’ makina në Vlorë, pronari ishte jashtë shtetit, Policia nis hetimet

3 Janar 2022, 17:53 Nga DOSJA
Hidhet ‘në erë’ makina në Vlorë, pronari ishte

VLORË– Një shpërthim i fuqishëm tritoli është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës, pranë një poliklinike. Lënda plasëse ishte vendosur poshtë makinës së Benard Sinomatajt, i cili prej kohësh kishte parkuar mjetin në lagje, ndërsa vetë as që ndodhej në Shqipëri. Mjeti me targa AA151MJ, në fakt ndodhet në pronësi të një gruaje me iniciale A.K., por në fakt përdorej nga 36-vjeçari Sinomataj.

Ky i fundit kishte lënë mjetin në lagje, e vetë kishte dalë nga Shqipëria. Detaj ky që vështirë t’i ketë shpëtuar agresorëve që mesa duket këtë herë kanë dashur të përcjellin vetëm një mesazh për të riun nga Vlora. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit në anën e shoferit, megjithatë përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar tek kalimtarët e rastit.

Ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur me sekuestrimin e kamerave të sigurisë, në mënyrë që të zbulojnë më shumë detaje lidhur me identitin e autorit, por mister mbetet shkaku përq vendosjen e lëndës plasëse. Nga kërkimet e derimëtanishme, i riu nuk rezulton të jetë problematik, apo i njohur për Policinë e Shtetit, megjithatë asnjë prej pistave nuk përjashtohet.

Ndërkohë që dy javë më parë po në Vlorë i është vendosur tritol Endri Sadedinaj në Lungomare.  Tritoli ishte vendosur në një kuti kartoni, të cilën Sadedinaj e shkeli. Nga ngjarja ai mbeti i plagosur rëndë në këmbë si dhe në fytyrë, ndërkohë që u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VIDEO/ Shpërthimi i makinës në Vlorë, pamje nga vendngjarja

Atentati me tritol në Vlorë, Policia: Pronari i mjetit ishte jashtë shtetit

Iu vendos tritol poshtë makinës, kujt i dërguan “mesazh” sonte në Vlorë

(k.m/doska.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bernard sinomataj vlore bernard sinomataj vlore

Sondazh

Poll