Aktualitet

Kundër SHBA/ Ambasadorja franceze: S’vendosim për shqiptarët, po shkelim Konventat

3 Janar 2022, 20:52 Nga DOSJA
Kundër SHBA/ Ambasadorja franceze: S’vendosim për

TIRANË-“Ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, tha ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, e pyetur për rolin dhe ndërhyrjen e ambasadorëve të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë. Me gjuhë më të butë, ndryshe nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, Barsacq është shprehur se diplomatët e huaj nuk mund t’i detyrojnë shqiptarët që të veprojnë në një mënyrë të caktuar. 

“Pra janë dy gjëra njëkohësisht: ndërhyrja e të huajve nxitur nga dëshira e një shteti të ri të marrë konfirmin se po vepron mirë, dhe nga ana tjetër kritika ndaj kësaj ndërhyrjeje. Unë jam tepër e kujdesshme dhe ne nuk kemi pse të vendosim në vend të shqiptarëve”, u shpreh Barsacq.

Ajo shtoi se ambasadorët duhet të shërbejnë shtetin e tyre në vendin ku e përfaqësojnë, dhe të shërbejnë më shumë si këshilltarë, sicc parasheh misioni i tyre.

“Nuk duhet harrur për më tepër se një diplomat, edhe pse mund të flasë mirë gjuhën, të njohë historinë apo të informohet shumë, ai do të jetë përherë në sipërfaqe të realitetit të vendit, edhe pse përpiqeni pareshtur të thellohemi, por nuk i kemi të gjitha çelasat për të kuptuar. Kjo duhet mbajtur përherë para sysh, si dhe natyrisht Konventat e Vjenës”, tha ambasadorja franceze në intervistën për Euronews Albania.

SHIKO EDHE KËTË:

Integrimi evropian/ Ambasadorja franceze Barsacq: S’ka ndarje nga Maqedonia e Veriut

Ndërkohë që ndryshe nga ambasadorja franceze, Yuri Kim së fundmi ka dhënë disa mesazhe të forta për politikanët në vend. Para zgjedhjeve ajo kërkoi që shqiptarët të mos votonin për Tom Doshin, i shpallur “non grata” nga DASH. Më pas, Kim përsëriti mesazhet por kësaj here për ish-kryeministrin Sali Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike elisabeth barsacq sali berisha shpallet non-grata tirane elisabeth barsacq sali berisha shpallet non-grata tirane

Sondazh

Poll