Aktualitet

Atentati me tritol në Vlorë, Policia: Pronari i mjetit ishte jashtë shtetit

3 Janar 2022, 18:20 Nga DOSJA
Atentati me tritol në Vlorë, Policia: Pronari i mjetit ishte

VLORË- Policia ka deklaruar se nga shpërthimi i makinës në afërsi të spitalit të Vlorës ka vetëm dëme materiale. Mësohet se automjeti, të cilit i ishte vendosur lënda plasëse po bëntë prej një kohë të gjatë e parkuar në atë vend, pasi pronari i mjetit Benard Sinomataj prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LAJMI KRYESOR: Tritol në Vlorë, hidhet në “ajër” makina pranë spitalit

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet benard sinomataj vlore benard sinomataj vlore

Sondazh

Poll