Bota

2-vjetori i vrasjes së gjeneralit Soleimani, hakerët sulmojnë gazetën Jerusalem Post

3 Janar 2022, 13:46 Nga DOSJA
2-vjetori i vrasjes së gjeneralit Soleimani, hakerët sulmojnë

IZRAEL – Sulmohet nga hakerat faqja online e gazetës izraelite “Jerusalem Post”. Sulmi kibernetik ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne, ku hakerat i kanë vendosur në ballinë një imazh që përfaqëson, sipas shumë interpretimeve, një sulm iranian ndaj një laboratori bërthamor.

Imazhi i shfaqur në ballinën e gazetës tregon një raketë balistike që lëshohet nga lart, nga guri i një unaze të vendosur në një dorë të mbledhur grusht (unaza është shumë e ngjashme me atë që mbante gjithmonë Suleimani) dhe raketa lëshohet mbi një ndërtesë që mendohet të jetë  Qendra Izraelite e Kërkimeve Bërthamore, në jug të Dimonës.

Breaking: The news site for @Jerusalem_Post has been hacked. pic.twitter.com/itoHSmFpMB

— Andy Ngô ?️‍? (@MrAndyNgo) January 3, 2022

Ky sulm kibernetik u shënua në dy vjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Suleimani, i cili konsiderohej si një nga njerëzit më të fuqishëm dhe më popullor në të gjithë Lindjen e Mesme. Suleimani u vra nga një sulm ushtarak amerikan, por në fund të dhjetorit, ish-shefi i inteligjencës ushtarake izraelite pranoi përfshirjen e Izraelit në operacionin e vrasjes së tij.

Sulmi kibernetik ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup dhe pak kohë më pas “Jerusalem Post” arriti të marrë kontrollin e faqes.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sulm kibernetik the jerusalem post sulm kibernetik the jerusalem post

Sondazh

Poll