Aktualitet

Vranë dy bashkëkombasit në Bazel, arrestohet njëri prej autorëve, është shqiptar

3 Janar 2022, 10:27 Nga DOSJA
Vranë dy bashkëkombasit në Bazel, arrestohet njëri prej

BAZEL – Arrestohet njëri nga personat e dyshuar si autor i vrasjës së dy shqiptarëve në Bazel të Zvicrës në mars të vitit të kaluar. Sipas Prokurorisë Publike të Bazelit, i arrestuari është një shtetas 41-vjeçar nga Shqipëria por identiteti nuk është bërë publik ende. Kërkimet vazhdojnë edhe për një autor të dytë i cili dyshohet se është po shqiptar, ndërsa Gjykata e Apelit ka urdhëruar paraburgim prej tre muajsh për të arrestuarin.

Më 9 mars, rreth orës 20.15 në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë. Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit.

Prokuroria ka ndërtuar ngjarjen dhe sipas saj, dy persona meshkuj kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë. Më pas ata janë larguar në drejtim të stacionit Badischer Bahnhof. Në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar. Lokali është frekuentuar më shumë nga shqiptarët. Personi i plagosur rëndë, pasi që është lëshuar nga spitali, është kthyer në Shqipëri.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne zvicer vriten shqiptaret ne zvicer shqiptaret ne zvicer vriten shqiptaret ne zvicer

Sondazh

Poll