Aktualitet

Ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, arrestohen dy persona në Lushnje

3 Janar 2022, 10:20 Nga DOSJA
Ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, arrestohen dy

LUSHNJE – Vihen në prangat e policisë 4 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është prangosur edhe një 48-vjeçar nga Lushnja, i cili ka ushtruar ndaj nënës së tij.

Për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe një 29-vjeçar banues në Mërtish, Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 48 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij si edhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar te banesa e bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin J. M. 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhune ndaj nenes policia e lushnjes dhune ndaj nenes policia e lushnjes

Sondazh

Poll