Politike

119 kg kokainë në Durrës/ Xhaferri: Tregues i aleancës mes qeverisë dhe krimit

3 Janar 2022, 10:17 Nga DOSJA
119 kg kokainë në Durrës/ Xhaferri: Tregues i aleancës mes

DURRËS – Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me kapjen e 119 kilogramëve kokainë disa ditë më parë në Rromanat. Teksa ironizon dhe i uron një vit të bardhë në portin e oligarkëve, Xhaferri shkruan se masa për ta ndaluar nuk mund të merren nga një qeveri që ka siguruar të tre mandatet përmes përdorimit të parave të pista dhe aleancës me krimin e organizuar.

Sipas Xhaferrit, Partia Demokratike dhe dega Durrës e saj kanë denoncuar me kohë përdorimin e Portit për interesat e ngushta të krimit të organizuar dhe për trafik pa pasoja të drogës.

Postimi i plotë i Ferdinand Xhaferrit:

Një vit i ri i bardhë në Portin e Oligarkëve. 119 kilogramë kokainë mbërritën në Durrës gjatë ndërrimit të viteve, një pjesë e vogël e trafikut të madh të drogës që kryhet përmes Shqipërisë. Sigurisht masa për ta ndaluar nuk mund të merren nga një qeveri që ka siguruar të tre mandatet përmes përdorimit të parave të pista dhe aleancës me krimin e organizuar. Partia Demokratike dhe dega Durrës e saj kanë denoncuar me kohë përdorimin e Portit për interesat e ngushta të krimit të organizuar dhe për trafik pa pasoja të drogës, por vlen të theksohet se: – Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar vlerëson se rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në Tiranë nga 2017-2019 nuk justifikojnë burimet e tyre financiare. – Në këtë periudhë 3-vjeçare vlerësohet se janë pastruar në aktivitetin e ndërtimit rreth 1.6 miliardë euro para të pista! – Gjatë pandemisë, gjithçka në ekonominë shqiptare pothuajse ndaloi, ekonomia ra me 10%, ndërsa ndërtimet u rritën me mbi 5%. Pa bekimin e kryeministrit dhe të krybashkiakut nuk merret dot asnjë leje ndërtimi për rezidenca dhe resorte që kushtojnë miliona euro dhe asnjë institucion nuk merr masa për të hetuar origjinën e këtyre investimeve dhe parave. 119 kilogramët e kokainës së Durrësit janë një këmbanë e fortë alarmi kundër qeverisjes së kalbur të Edi Ramës, që gërryen çdo ditë besimin e qytetarëve tek shteti i së drejtës. Qartazi, e vetmja zgjidhje për këtë gjendje të papranueshme që mban peng zgjedhjet e lira, të ardhmen e qytetarëve dhe të vendit është propozimi I Partisë Demokratike për pastrimin e politikës përmes vetingut në politikë.

Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës “Bana-King” që importon fruta, kryesisht banane nga vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, shoferë të kompanisë në fjalë janë lënë në burg pas sekuestrimit të 119 kilogramëve kokainë në magazinat e biznesit. Për tre të arrestuarit pasi ka dyshime të forta se kjo kompani është e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike që ishte nisur nga Ekuadori bashkë me bananet. Një nga shoferët që ishte në krye të detyrës ditën kur u sekuestrua kokaina tregoi para trupit gjykues së ishte kërcënuar. Saliu ka treguar se në afërsi të Romanatit, katër persona e kanë ndaluar dhe e kanë kërcënuar me jetë, madje njëri prej tyre është ngjitur në sediljen e pasagjerit duke i thënë: Hap krahun jemi shteti, ndryshe të vrasim familjen! Sipas dëshmisë së dhënë nga Saliu, tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka e më pas janë larguar pas marrë asgjë.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 119 kg kokaine ne portin e durresit ferdinand xhaferri 119 kg kokaine ne portin e durresit ferdinand xhaferri

Sondazh

Poll