Politike

Anëtarësimi i përkohshëm i vendit në KS të OKB-së, SHBA: Urime për arritjen

1 Janar 2022, 11:52 Nga DOSJA
Anëtarësimi i përkohshëm i vendit në KS të

TIRANË- Ambasada e SHBA-së ka uruar Shqipërinë për nisjen e anëtarësimit të përkohshëm të vendit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se SHBA-të mezi po presin që të shërbejnë me vendin tonë në OKB për të trajtuar sfidat me të cilat po përballet bota.

Postimi i Plotë:

 Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë.

LAJMI KRYESOR: Shqipëria nis mandatin si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasada e shba shqiperia ne okb ambasada e shba shqiperia ne okb

Sondazh

Poll