Bota

Rrëzohet helikopteri, shuhet familja me katër anëtarë

2 Janar 2022, 21:46 Nga DOSJA
Rrëzohet helikopteri, shuhet familja me katër anëtarë

SHBA– Ronald Hicks, 38 vjeç, Shelly Hicks, 32 vjeçe , Parker Hicks dhe Jaylyn Hicks, të dy 5 vjeç, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik ajror. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Levy të Bronson në Michigan.

Hetuesit thonë se një dëshmitar që pretendon se ka parë një helikopter të rrëzohet rreth orës 20:30 dhe ka lajmëruar autoritetet.

 Disa minuta më vonë, zyra e Sherifit të Qarkut Levy mori një telefonatë të dytë nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në lidhje me fatkeqësine.

Avioni i rrëzuar u gjet në një zonë të pyllëzuar pranë Rrugës Ëekiva në perëndim të Bronson. Familja  ishte nisur nga një rezidencë private në jugperëndim të qytetit të Bronson me një helikopter privat drejt Gilchrist County. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aksident ajror ne michigan shuhet familja ne michigan aksident ajror ne michigan shuhet familja ne michigan

Sondazh

Poll