Bota

Prangoset personi që i vuri zjarrin parlamentit të Afrikës së Jugut

2 Janar 2022, 21:36 Nga DOSJA
Prangoset personi që i vuri zjarrin parlamentit të Afrikës

AFRIKA E JUGUT- Një person është arrestuar pasi akuzohet se është autori i zjarrit që dëmtoi rëndë disa dhoma të parlamentit në Cape Town të Afrikës së Jugut. FoxNews shkruan se 49-vjeçari do të përballet me akuzat për zjarrvënie, thyerje shtëpie dhe vjedhje. Të martën do të paraqitet në gjykatë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua të dielën në parlament. Zjarrfikësit punuan për orë të tëra për shuarjen e flakëve.

Presidenti Cyril Ramaphosa e quajti këtë një ngjarje të tmerrshme e shkatërruese si dhe u zotua se puna e parlamentit do të vazhdojë. Shkaku i vënies së zjarrit nga 49-vjeçari mbetet ende mister.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afrika e jugut zjarr ne parlamentin e afrikes se jugut afrika e jugut zjarr ne parlamentin e afrikes se jugut

Sondazh

Poll