Aktualitet

‘Nuk jam i rrezikshëm’/ Kërkoi masë të lehtë! Apeli i GJKKO lë në burg Lefter Kokën

2 Janar 2022, 09:49 Nga DOSJA
‘Nuk jam i rrezikshëm’/ Kërkoi masë të

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është lënë sërish në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. I akuzuar për korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre, Koka doli sot para trupit gjykues ku kërkoi një masë më të butë sigurie.

Me argumentin se nuk është një person me ‘rrezikshmëri shoqërore’, ish-ministri kërkoi daljen nga qelia, por kjo gjë nuk iu mundësua. Pavarësisht këmbënguljes së palës mbrojtëse, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ta linte ish-ministrin pas hekurave, aty ku dhe kaloi festat e fundvitit.

Në seancën e mëparshme gjyqësore të zhvilluar më 16 dhjetor, avokati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Fatmir Braka e ka konsideruar politik kallëzimin e nisjen e procesit ndaj klientit të tij. Sipas Brakës, Koka nuk ka asnjë përgjegjësi si ish-ministër për veprat penale për të cilat akuzohet dhe se nuk është aspak normale që të vihet në pranga në momentin që nuk është marrë asnjëherë në pyetje për të njëjtën dosje. 

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u vu në pranga më 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lefter koka lefter koka arrestohet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll