Aktualitet

VD-I zhdukur prej 8 ditësh! Vijojnë kërkimet për gjetjen e 43-vjeçarit në lumin Drin

2 Janar 2022, 09:21 Nga DOSJA
VD-I zhdukur prej 8 ditësh! Vijojnë kërkimet për gjetjen e

DIBËR– Tofik Xhika rezulton i zhdukur prej 8 ditësh. Edhe pse kërkimet për gjetjen e tij nuk kanë ndaluar, ende nuk ka asnjë rezultat për 43-vjeçarin i cili dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Drin.

Për 8 ditë me rradhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat. 2 ditë kërkuan edhe polumbarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ato u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët.


Mësohet se familjarët kanë marrë privatisht 2 polumbarë për të kryer kërkime. Ata kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit, i cili mbetet mister.

Tofik Xhika humbi kontaktet me familjen e tij më 27 dhjetor. Kanë qenë banorët e fshatit Fushë-Alie që kanë kërkuar fillimisht ndihën e policisë pas denoncimit se 47-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen. Ai është parë për herë të fundit në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, aty ku dyshohet se ishte duke peshkuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lumi drin tofik xhika lumi drin tofik xhika

Sondazh

Poll