Aktualitet

Shqipëria nis mandatin si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB

1 Janar 2022, 09:20 Nga DOSJA
Shqipëria nis mandatin si anëtare e përkohshme e Këshillit

TIRANË– Nga sot, Shqipëria do të ulet si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Vendi ynë është zgjedhur për herë të parë anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Ministrja për Europën dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka theksoi se vendi ynë do të kontribuojë në adresimin e çështjeve më të nxehta të sigurisë në botë. Sipas saj, Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës.

‘Sot, Shqipëria fillon mandatin e saj dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Që sot ekipi ynë i diplomatëve në Nju Jork do të ketë të drejtën të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit si një anëtar jo permanent, do të ketë të drejtën të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë për adresimin e çështjeve më të nxehta të sigurisë në botë. Do të ketë privilegjin të influencojë me forcën e ideve dhe eksperiencës sonë diskutimet mbi kërcënimet më të mprehta që rrezikojnë sot paqen e stabilitetin. Ky mandat nuk është një dhuratë që i ra Shqipërisë nga qielli. Kjo është një arritje për të cilën duhet të ndihet krenar çdo shqiptar kudo në botë. Duke filluar nga vëllezërit e motrat tona në Kosovë sepse padyshim që Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare sepse Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë.’- u shpreh ndër të tjera Xhaçka.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një mandat 2-vjeçar.

Prioritetet kryesore të Shqipërisë:

– Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme;

– Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar;

– Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit;

– Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale;

– Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

Çfarë është Këshilli i Sigurimit?

Këshilli i Sigurimit në OKB ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të obligueshme për të gjitha vendet, madje mund të kërkojë edhe forcë në konflikte të armatosura, por me kushtin që të ketë votë unanime nga të gjitha vendet anëtare të përhershme.

KS përbëhet nga dy lloje shtetesh: 10 shtete të zgjedhura dhe 5 shtete anëtare të përhershme që janë SHBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia. Vendet e tjera të përkohshme, si në rastin e Shqipërisë kanë mandat 2-vjeçar. Po ashtu një kusht është që një prej tyre duhet të jetë vend i Europës Lindore.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shqipëria në K. e Sigurimit të OKB, Serbia: Do e shfrytëzojnë për njohjen e Kosovës

Anëtarësimi i përkohshëm i vendit në K. Sigurisë së OKB-së, SHBA: Urime për arritjen

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike këshilli i sigurimit okb shqiperia ne okb këshilli i sigurimit okb shqiperia ne okb

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Janar 2022, 16:25

MSH: 1 humbje jetë dhe 482 të infektuar nga Covid

TIRANË– Një person kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë kryer 3068 testi...