Aktualitet

I dehur, hidhet nga ballkoni 30-vjeçari në Kamëz, përfundon në spital

31 Dhjetor 2021, 20:56 Nga DOSJA
I dehur, hidhet nga ballkoni 30-vjeçari në Kamëz,

TIRANË- Një 30-vjeçar ka përfunduar në spital pasi u hodh nga ballkoni i katit të dytë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, kur edhe i riu, i identifikuar me inicalet E.L., u hodh nga banesa e tij. Policia në njofimin zytar ka bërë me dije se paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, por megjithatë hetimet po vijojnë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 31.12.2021, rreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën “Adriatik”, duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes tirane policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll