Aktualitet

“Instalojmë matësat ‘Smart’ “, drejtori i OSHEE: Dy nënstacione të reja në 2022

31 Dhjetor 2021, 14:35 Nga DOSJA
“Instalojmë matësat ‘Smart’ “, drejtori i

TIRANË – Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Ardian Ccela deklaroi se nga viti i ardhshëm do të zgjerohet vendosja e matësave online të energjisë elektrike “Smart”. Në konferencën për bilancin vjetor të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ccela tha se do të sistemohe nënstacionet e energjisë elektrike të qendrës së Tiranës dhe Valiasit.

“Balancimi matësave ‘Smart’ në Tiranë e Durrës, do nisim instalimin e matësave ‘Smart’ duke filluar nga Shkodra. Gjithsej janë 3700 kabina. Ajo që presim është përmirësim 70%, Pas Tiranës, Shkodra e Durrësi zënë 30% të furnizimit të Energjisë. Është një strategji që do të zbatohet në të gjithë vendin në 4 vitet e ardhshme. Pas 20 e ca vitesh nënstacionin e ri të Valiasit i tensionit të ulët e të mesëm do sistemohet si dhe merr e fundit zonë gangrenë e qendrës në bashkinë e Tiranës”, deklaroi drejtori i OSHEE Ardian Çela.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll