Aktualitet

ARJAN SALA, i riu që u sakrifikua, personazhi i vitit 2021 në Dosja.al

31 Dhjetor 2021, 17:29 Nga DOSJA
ARJAN SALA, i riu që u sakrifikua, personazhi i vitit 2021 në Dosja.al

TIRANË– Personazhi i vitit, i zgjedhur nga lexuesit e Dosja.al është Arjan Sala. I riu që u sakrifikua për të shpëtuar jetën e 25 kolegëve të tij pas zjarrit që përfshiu magazinën në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës në Tiranës ka arritur të rrëmbejë zemrat e të gjithë shqiptarëve. Dosja.al ka krijuar sondazhin për ‘Personazhi i vitit 2021’, duke përfshirë emra nga bota e politikës, spektakli, mjekësia dhe jo vetëm që kanë marrë vëmendjen tuaj përgjatë këtij viti, por në fund fituesi është vetëm një.

Siç shihet edhe në rezultatet e dala në faqe, i pari kryeson Sali Berisha, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike. Por me votat e mbledhura dhe në Facebook apo Instagram, Sala ka daë fitues. I treti në radhë vjen mjeku Ilir Alimehmeti, që iu gjend kaq pranë shqiptarëve në periudhën e pandemisë së Covid-9. Të tjerët renditen siç shihen në foto.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala dosja.al personazhi i vitit 2021 arjan sala dosja.al personazhi i vitit 2021

Sondazh

Poll