Aktualitet

Balluku: Nisim ndërtimin e parkut të energjisë diellore në Karavasta në mars 2022

31 Dhjetor 2021, 14:52 Nga DOSJA
Balluku: Nisim ndërtimin e parkut të energjisë diellore në

TIRANË – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri me dije se nga viti i ardhshëm do tentohet rritja e prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike në mënyrë që të kufizohet importi i saj. Në konferencën për mediat në kuadër të raportimit të bilancit vjetor të kësaj ministrie, Balluku foli dhe për parqet e prodhimit të energjisë diellore (fotovoltaike). Sipas saj, në mars 2022 do nisë ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë.

“Për importin e energjisë elektrike parashikonim të shpenzonim 6 miliard lekë, por për shkak të krizës energjitike u detyruam të shpenzonim 21 miliard. Po ndjekim bursën hungareze se ccfarë goditje ka ndodhur. Vendimi që kemi marrë në tetor për t’i lënë barrën KESH, i jep frymëmarrje OSHEE për realizimin e investimeve në sektorin e energjisë. Nuk mund të ndërpresim të gjitha investimet. Të nisim nga puna në termocentralin e Vlorës dhe të kemi një prodhim shtesë vendas. Parqet fotovoltaike, e kemi lanccuar garën në bashkëpunim me BERZH. Sigurisht ka një kohë maturie. Parashikoj që brenda një viti të përfundojë. Parku i Karavastasë nis ndërtimin në mars 2022”, u shpreh Balluku.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku ministria e infrastruktures dhe energjise belinda balluku ministria e infrastruktures dhe energjise

Sondazh

Poll