Bota

Origjina e Viti të Ri, festimet datojnë 4 mijë vjet para lindjes së Krishtit

31 Dhjetor 2021, 19:55 Nga DOSJA
Origjina e Viti të Ri, festimet datojnë 4 mijë vjet para lindjes

TIRANË- Festimi i Vitit të Ri ka një zanafillë shumë të lashtë, rreth 4000 vjet përpara erës së re. Nuk ka lidhje me Krishtlindjen e nuk është festë fetare. Çdo vend ka zakone të ndryshme të cilat kanë si qëllim që të sjellin fat në vitin e ri që po arrin. Mesnata shënon një moment kalimi që i kujton botës fundin e diçkaje dhe fillimin e një rrugëtimi të ri. Në botën moderne, Viti i Ri, për pjesën dërrmuese të popujve, është ditë feste.

Më 1 Janar romakët i ftonin miqtë për drekë dhe i dhuronin një vazo të bardhë me mjaltë, hurma dhe fiq, të gjitha të shoqëruara nga degëza dafine, si urim për fat dhe lumturi. Të gjitha simbolet dhe zakonet e Vitit të Ri kanë rrënjë historike shumë të lashta të cilat shpesh nuk dihen.

Edhe fishekzjarrët e Vitit të Ri janë shfaqja e dëshirës për të larguar forcat e liga dhe shpirtrat e këqij që mendohej se vërsuleshin ndaj njerëzve në një moment kalimi nga viti i vjetër në vitin e ri, nga fundi në fillimin e kohës. Fishekzjarrët sot paraqesin edhe gëzimin për ardhjen e Vitit të Ri.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota origjina e viti te ri viti i ri origjina e viti te ri viti i ri

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2021, 19:15

Viti i Ri, origjina dhe karakteristikat e tij

TIRANË- Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë të gjithë njerëzit. Por nga ju krijua kjo festë? Le të kthehemi pas në kohë për...