Aktualitet

E dhimbshme/Makina del nga rruga, vdes shqiptari me të dashurën në Greqi (EMRI+FOTO)

31 Dhjetor 2021, 16:58 Nga DOSJA
E dhimbshme/Makina del nga rruga, vdes shqiptari me të dashurën

GREQI – Një 27-vjeçar shqiptar nga Saranda vdiq mëngjesin e sotëm në Greqi pasi makina me të cilën ai udhëtonte doli nga rruga Katehaki në komunën Zagrofu dhe u përmbys. I ndjeri quhet Pandeli Kajo, i cili ushtronte profesionin e farmacistit në Ampelokipi.

Sipas mediave Helene, i riu shqiptar kishte dalë mbrëmjen e djeshme për xhiro me të dashurën e tij 23-vjeçare dhe po udhëtonin me makinë. Në orën 00:30,Kajo humbi kontrollin e makinës, e cila u përplas me bordurën anësore dhe doli nga rruga. Për fatin e keq, edhe e dashura e tij ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor konstatoi se aksidenti mund të jetë ndikuar nga asfalti i lagësht për shkak se ka rënë shi 24 orët e fundit në Zagrofu.

Fqinjët e Pandeli Kajos në Ampelokipi janë hidhëruar pa masë me të mësuar lajmin e vdekjes së tij. Ata kanë vendosur lule përpara farmacisë ku ai punonte.

E pashë dje dhe më tha se do të shihemi nesër. Ishte në farmaci deri në orën 21:00. Me vajzën tjetër ishin shokë. Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur, por është e dhimbshme. Ishte vërtet djalë i mirë”, rrëfen njëra prej fqinjeve të Pandeli Kajos

Marrë nga “true.gr”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vdes shqiptari ne greqi vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll