Aktualitet

Orë pas ore – Ndiqni Vitin e Ri 2022 nëpër të gjithë Shqipërinë

31 Dhjetor 2021, 07:02 Nga DOSJA
Orë pas ore – Ndiqni Vitin e Ri 2022 nëpër të

DOSJA.AL I URON GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË JANË: “GËZUAR VITIN E RI, 2022!”.

SHQIPËRI – Një vit tjetër mes masash anti-covid, mes distancimit social dhe problemeve të mëdha ikën sot dhe në mbrëmje një tjetër do trokasë në dyert tona, në momentin kur akrepat e orës të shënojnë 00:00.

Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që festohet në vendin tonë dhe në mbarë botën. Duke shpresuar të jetë më i mbarë, shqiptarët por edhe e gjithë bota festojnë në mënyra të ndryshme, por sigurisht nën hijen e COVID-19, ndërsa nuk do të lejohen fishekzjarrët, të cilët nuk lejohen të tregtohen më nëpër tregjet tona.

Kryesisht të rinjtë edhe pse darkën e Vitit të Ri e kalojnë në shtëpi, preferojnë që orët e para të vitit që vjen t’i kalojnë në club-e. Ndryshe nga vitet e tjera, përveç emigrantëve që janë kthyer në Shqipëri për të festuar Vitin e ri, të shumtë janë dhe ato që kanë udhëtuar jashtë.

Në kryeqytet do të ketë një koncert me këngëtarët Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj në qendër si dhe spektakël fishekzjarrësh, por festime janë planifikuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Ndryshe nga viti i kaluar, festa e këtij fundviti në vendin tonë do të jetë e ‘lirë’ nga ora policore, por megjithatë nën ‘hijen’ e variantit Omicron që ka frikësuar botën. Ky vendim u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e fundit. Por pavarësisht se ora policore nuk do të jetë në fuqi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se në 31 dhjetor qytetarët do duhet të kenë shumë kujdes, pasi respektimi i masave është një përgjegjësi individuale.

Si pasojë e festave, qindra qytetarë zgjedhin ti kalojnë natën e fundit të vitit pranë familjarëve të tyre, gjë që ka shkaktuar një trafik të rënduar, sidomos në Elbasan, ku trafiku ka arritur deri në fundin e autostradës Tiranë – Elbasan.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

FOTO / Trafik ‘i çmendur’ në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, radha kilometrike

FESTAT/Trafik në Elbasan, qytetarët: Më shumë po rrijmë në makina se me të dashurit

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet festimet e vitit te viti i ri 2022 festimet e vitit te viti i ri 2022

Sondazh

Poll