Bota

Policia aksion në Pejë, arrestohen 10 persona, po luanin bixhoz

31 Dhjetor 2021, 10:24 Nga DOSJA
Policia aksion në Pejë, arrestohen 10 persona, po luanin bixhoz

KOSOVË – Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona ditën e sotme në Qendrën Zejtare në Pejë, pasi u kapën duke luajtur bixhoz në një lokal në rrugën “Bill Klinton”.

Sipas policisë, në vendngjarje janë konfiskuar prova materiale si para dhe çipsa pokeri së bashku më një revole e tipit CZ-100 së bashku me 1 karikator dhe 13 fishekë. Në pranga kanë rën A. S; F. H; B. Z; J. Q; F. P; XH. K; B. U; B. K; S. K dhe M. SH.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë lënë në paraburgim për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës / Stacioni Policor Pejë, me datën 30.12.2021 rreth orës 23:00 në rrugën “ Bill Klinton” në Pejë, pasi që kishte pranuar informacion rreth një aktiviteti të mundshëm joligjorë, ka zhvilluar një operacion policor lidhur me dyshimin se në Qendrën Zejtare në Pejë zhvilloheshin lojëra të jashtëligjshme – bixhozi. Policia ka hyrë në lokalin ku dyshohej që zhvillohej aktiviteti i jashtëligjshëm dhe brenda lokalit janë hasur dhjetë (10) persona të dyshuar të cilët ishin duke luajtur lojëra të jashtëligjshme – bixhoz. Në vendngjarje, Hetuesit kanë gjetur dhe konfiskuar prova të mjaftueshme materiale (para dhe gjësende tjera) të cilat dëshmojnë aktivitetin joligjorë në fjalë. Po ashtu është konfiskuar një (1) armë zjarri: Revole e tipit CZ-100 me një (1) karikator dhe trembëdhjetë (13) fishek të kalibrit 9mm. Të dyshuar janë personat me inicialet në vijim: A. S. i lindur me 1994, F. H. ~ 1970, B. Z. ~ 1981, J. Q. ~ 1990, F. P. ~ 1983, XH. K. ~ 1975, B. U. ~ 1966, B. K. ~ 1984, S. K. ~ 1971, M. SH. ~ 1984. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar, është informuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora bixhoz kosova policia aksion ne kosove bixhoz kosova policia aksion ne kosove

Sondazh

Poll