Bota

Kapen mbi 3 tonë kokainë në kontenierët e mbushur me banane, kikirika e piper

31 Dhjetor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Kapen mbi 3 tonë kokainë në kontenierët e mbushur me banane,

KALABRI – Mbi 3 tonë drogë e llojit kokainë janë sekuestruar në portin kalabrez të Gioia Taura. Guardia di Finanza njofton se gjatë dy operacioneve të kryera brenda këtij porto, janë gjetur dhe sekuestruar 3.128.205 kilogramë kokainë, e cila është gjetur në tre kontenjerë të ardhur nga Amerika e Jugut e të mbushur me banane, kikirika e piper e 855,690 kg të tjera në një kamion në dalje të portit që po transportonte soba elektrike.

Guadia di Finanza ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit ku ishin ngarkuar kontenierët. Sipas autoriteteve financiare italiane kjo sasi kokaine e sekuestruar në portin kalabrez do të sillte grupeve kriminale një përfitim rreth 1 miliardë euro.

Marrë nga rassegnastampa.news

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kokaine ne konteniere sekuestrohet kokaine ne itali kokaine ne konteniere sekuestrohet kokaine ne itali

Sondazh

Poll