Bota

FSK-ja shkatërron bombën 907 kg në Merdare: Trupi do përdoret në trajnime

31 Dhjetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
FSK-ja shkatërron bombën 907 kg në Merdare: Trupi do

KOSOVË – Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shkatërruar me sukses bombën 907 kilogramë që ishte gjetur në Merdare më 8 dhjetor.

Në njoftimin e FSK-së bëhet e ditur se operacioni për shkatërrimin e bombës ka zgjatur 14 orë dhe pas operacionit të përfunduar me sukses nuk ka më rrezik për qytetarët. Shkatërrimi i bombës është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas standardeve më të larta të sigurisë. Shumica e trupit të saj është ruajtur pasi do përdoret në trajnimet e ardhshme.

“Ekipet e EOD-së të Gardës Kombëtare të FSK-së, në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së të KFOR-it Amerikan të mbeshtetura nga ekipi Xhenjos, kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdare, operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Republikës së Kosovës. Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë ,forma e shkatërrimit të bombës ishte shpërthim më fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit ,që do të përdoret në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Bomba ishte gjetur më 8 dhjetor të këtij viti, në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Merdare.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora alarm per bombe fsk kosove pikekalimi ne merdare alarm per bombe fsk kosove pikekalimi ne merdare

Sondazh

Poll