Bota

Rezultoi pozitive me Covid, mësuesja nga SHBA vetëizolohet në tualetin e avionit

31 Dhjetor 2021, 08:19 Nga DOSJA
Rezultoi pozitive me Covid, mësuesja nga SHBA vetëizolohet në

SHBA – Një mësuese amerikane tregoi se ajo kaloi pesë orë në izolim vullnetar në tualetin e një avioni pasi rezultoi pozitive me Covid-19 në mes të fluturimit.

Sipas BBC, Marisa Fotieo thotë se ndjeu dhimbje fyti ndërsa udhëtonte nga Çikago në Reykjavik, në Islandë, më 20 dhjetor. Fotieo thotë se ajo kreu një test të shpejtë me një komplet që kishte sjellë me vete, i cili konfirmoi se ajo ishte e infektuar. Ajo qëndroi në tualet për pjesën tjetër të udhëtimit dhe një stjuardesë i dha ushqim dhe pije. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ajo duhej të paraqiste një test Covid-19 përpara se të hipte në fluturim.

“Ishte një përvojë e çmendur. Ishin 150 njerëz në fluturim dhe frika ime më e madhe ishte t’ua ngjisja atyre virusin,” tha zonja Fotieo, e cila është nga Michigan.

Një video që ajo postoi në Tiktok nga brenda tualetit të avionit të Icelandair është parë më shumë se katër milionë herë. Ajo lavdëroi një stjuardesë për ndihmën e saj gjatë sprovës. Fotieo tha se i ishte dashur të izolohej në një hotel të Kryqit të Kuq pas mbërritjes në Islandë.

Sprova e saj erdhi mes përhapjes së variantit Omicron të Covid-19, i cili vazhdon të nxisë një rritje të rasteve në të gjithë SHBA. Studimet sugjerojnë se ky variant i virusit është më i butë se të tjerët, por më i transmetueshëm. Sipas gjurmuesit të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mesatarja ditore shtatëditore e rasteve të reja është në 277,000 në vend, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, shkalla e vdekjeve dhe e shtrimeve në spital mbetet relativisht e qëndrueshme.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kuriozitete avioni i vogel covid 19 ne gjak covid 19 ne shba shba avioni i vogel covid 19 ne gjak covid 19 ne shba shba

Sondazh

Poll