Bota

Komandant Malisheva pëson atak kardiak në burg, është stabël

30 Dhjetor 2021, 18:21 Nga DOSJA
Komandant Malisheva pëson atak kardiak në burg, është

MAQEDONIA E VERIUT Muhamet Krasniqi, ndryshe i njohur si komandant Malisheva ka pësuar një sulm kardiak në burg ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Dardan Krasniqi. Ai tha se komandant Malishevës iu kanë vendosur stendat në spitalin e Shkupit dhe fatmirësisht tani është mirë me shëndet. Ai ka falenderuar personelin e burgut dhe ekipin mjekësor të spitalit të Shkupit për ndërhyrjen e menjëhershme.

Njoftimi i plotë:

Të dashur shok, miq e familjar, ju që gjatë kësaj kohe ishit të shqetësuar! Sot në orët e hershme të mengjesit, vëllau ynë Muhameti – Komandant Malisheva, ka pasur një sulm kardiak të cilin fal shokëve të tij, përsonelit të burgut, përsonelit mjekësor të Spitalit të Shkupt  përmes ndërhyrjës së shpejt, e ka kaluar dhe këtë sfidë dhe ndodhët në gjendje stabile momentale në intenzivë ku i janë vendosur stendat! Më këtë rast në emër të familjes tonë falenderojë të gjitha institucionet e Republikës së Maqedonisë për përkujdesje, shokët e tij të burgut në Idrizovë dhe Ambasadën tonë në Shkup!

Gjykata e Shkupit ka dënuar më 2 nëntor 2017 me 746 vite burg 37 pjesëtarët e grupit të “Kumanovës”. 7 prej të akuzuarve janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa 4 janë shpallur të pafajshëm, për shkak të mungesës së provave. Pas shpalljes se vendimit te pandehurit akuzuan politikanët shqiptarë për tradhti.Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës. Ata dyshohet se janë organizatorët e ngjarjeve tragjike në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, u vranë 8 pjesëtarë të forcave të policisë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbi 40 persona të tjerë mbetën të plagosur.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora dardan krasniqi grupi i kumanovës muhamet krasniqi dardan krasniqi grupi i kumanovës muhamet krasniqi

Sondazh

Poll