Bota

“Tronditet” Indonezia, tërmeti 7.3 rihter godet vendin

30 Dhjetor 2021, 15:23 Nga DOSJA
“Tronditet” Indonezia, tërmeti 7.3 rihter godet vendin

INDONEZI- Banorët e Darvinit në Indonezi u zgjuan nga gjumi të tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa ndjenë lëkundjet e një tërmeti në detin Banda pranë Indonezisë.

Sipas Abc.net, banorët ndjenë tokën duke u dridhur për rreth një minutë pak para orës 4:00 të mëngjesit. Tërmeti me magnitudë 7.3 rihter goditi qindra kilometra larg në Detin Banda. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar. Geoscience Australia (GA) tha se tërmeti me magnitudë 7.3 goditi veriun e Timor-Leste, në detin jugor Banda dhe se nuk kishte kërcënim cunami për kontinentin, ishujt apo territoret Australiane.

Sizmologu i lartë i GA, Hadi Ghasemi tha se valët sizmike udhëtuan qindra kilometra për të tronditur kryeqytetin. Ai tha se ishte tipike që njerëzit në Australi të ndjenin efektet e tërmeteve mbi 5 ballë, kështu që nuk është çudi që ai u ndje gjerësisht nga 1900 njerëz në Australi.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota indonezi indonezia termeti ne indonezi indonezi indonezia termeti ne indonezi

Sondazh

Poll